Në vitin 2021 në Bullgari lindën 58 393 foshnja. Prej tyre 29 921 janë djem dhe 28 472 janë vajza. Shumica e foshnjave lindën në Sofje (13 168), më pak në Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore (525). Këto të dhëna publikon Instituti Kombëtar i Statistikave në lidhje me Ditën e Maternitetit në Bullgari, ose siç e quan populli “Babinden” – një nga festat kryesore kombëtare kushtuar “gjysheve mami” – grave që ndihmojnë në lindjen e fëmijëve.
Sipas të dhënave paraprake, në vitin 2020 në vend kishte 1766 mjekë obstetër dhe 3251 mami. Nga të dhënat e publikuara duket qartë se mosha e nënave po rritet gradualisht. Nëse në vitin 1996 mosha mesatare e nënave në lindjen e fëmijës së parë ishte 22.4 vjeç, në vitin 2005 ajo u rrit në 25.2 vjeç dhe në vitin 2020 u bë 27.5 vjeç.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...