Një moment i jashtëzakonshëm nga historia e qytetit të Plovdivit ruhet në ndërtesën qendrore të Universitetit të Plovdivit "Paisij Hilendarski". Atje është gjendur shtëpia e një prej institucioneve arsimore më prestigjioze në vend në shekullin e 19-të - Kolegji Francez i Burrave. Ai e ka pasur emrin "Shën Augustin” dhe është themeluar nga francezë që kanë banuar në Plovdiv. Prej aty nis turi i parë turistik i guides Ekaterina Terzieva, me titullin e bukur “Bonjour, Mon Amour, o Plovdiv”. Qëllimi i tij është të tregojë historinë, kulturën, arkitekturën dhe traditat e diasporës franceze në Plovdiv që nga vendosja e saj në qytet dy shekuj më parë, deri në ditët e sotme.
Prania franceze në Plovdiv i çon turistët në shtëpinë e zëvendëskonsullit Charles Champoiseau. Në vitin 1858 ai arriti të shpëtojë qytetin tonë nga djegia dhe për shkak të interesave të tij në fushën e arkeologjisë në vitin 1862 Champoiseau mori pjesë në gërmimet në ishullin Samothrake, ku zbuloi statujën madhështore të perëndeshës Nike. Deri më sot, kjo gjetje e lashtë ruhet në një vend të shquar në Luvër.
Poeti dhe udhëtari i madh francez Alphonse de Lamartine, i cili e vizitoi qytetin e vjetër në shekullin e 19-të, gjithashtu ka lënë një gjurmë në historinë kulturore të Plovdivit. Sot në Xhambaz Tepe po ndodhet një shtëpi me emrin e tij, që ruan kujtimin për poetin e madh. Edhe pse aktualisht ajo është e mbyllur për riparime dhe restaurime, pamja e saj tërheq vëmendjen dhe me pak imagjinatë do ta krahasonim me një zog që i ka hapur krahët në kodrën e qytetit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..