Ndërtimi i një zone etnografike bullgare filloi në fillim të vitit në Qendrën për Kulturë dhe Pushime të Komunës së Bollgradit / Bollgradi në Ukrainë konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i bullgarëve të Besarabisë. Banorët dhe mysafirët e qytetit do të mund të zhyten në jetën dhe traditat e bashkatdhetarëve tanë në Besarabi, si dhe të kombësive të tjera që jetojnë në këtë zonë për gati dy shekuj. Me ndihmën e banorëve të zonës tashmë janë mbledhur shumë objekte antike, të cilat ruajnë frymën e kohës. Midis tyre janë qilima të punuar me dorë, velenxa, peshqirë, batanije dhe sende shtëpiake, të përdorura në mënyrë aktive një shekull më parë. Së shpejti do të ketë një kënd me aksesorë nga jeta e sotme e vendasve. Zona e sapokrijuar etnografike do të shërbejë edhe si vend ku do të mbahen evente dhe festivale të ndryshme. Lajmin e ka bërë të ditur për BTA Svetllana Dragneva – kryeredaktore e gazetës “Bullgarët: dje, sot, nesër”, me seli në Odesë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFilmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në..