Një diplomat evropian deklaroi se ka përparim sa i përket çështjes së vetos bullgare për negociatat me Maqedoninë e Veriut, njoftoi korrespondentja e BNR-së, Angelina Piskova. Sipas diplomatit, do të kërkohet konkretizimi i këtij fakti që të mund të nisin negociatat kur ta lejojnë kushtet. BE-ja ka vendosur kontakt me pushtetarët e të dy vendeve që të shënohen etapat pas vizitës së Kryeministrit Kirill Petkov te fqinji ynë perëndimor. Megjithatë, kjo çështje nuk do të diskutohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, i cili do të mbahet të martën, saktësoi diplomati.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..