Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çifti presidencial Rumen Radev dhe Ilijana Jotova morën detyrën për mandatin e dytë

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën sot detyrën për mandatin e tyre të dytë, me një ceremoni zyrtare në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”. Tradicionalisht, që nga viti 1997, kur Presidenti Petër Stojanov mori detyrën, kjo datë, 22 janar, është caktuar për inaugurimin e Presidentit të ri bullgar.

Në fjalimin në ceremoninë e sotme Presidenti Rumen Radev tha se do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin, ligjin, sigurinë dhe drejtësinë e vendit. Sipas Radevit, ndryshimi aktual politik është vetëm hapi i parë dhe shumë sfida të tjera janë përpara. Ai kujtoi se nuk janë shumë shtetet që kanë ruajtur besimin dhe gjuhën e tyre ndër shekuj dhe nëse Bullgaria ia ka dalë, kjo është falë unitetit të shpatës, shpirtit dhe fjalës.

“Jam i bindur se ne mund t'i arrijmë qëllimet tona vetëm nëse shoqëria mbetet e bashkuar në vullnetin e saj për ndryshim dhe progres real. Besoj se shpirti i shtetit tonë mijëravjeçar është i gjallë në Bullgari dhe se kjo do të na frymëzojë dhe do të na ndihmojë në rrugën tonë përpara”, tha Radev dhe theksoi se ai do të vazhdojë të jetë President i të gjithë qytetarëve bullgarë, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, etnike dhe fetare dhe të mbrojë të drejtat, interesat dhe dinjitetin e popullit të vet.

“Besoj se së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet të lirë, demokratik, të begatë dhe modern. Rroftë Bullgaria!”, tha në përfundim Kreu i Shtetit.

Më 19 janar, Presidenti Radev dhe Nënpresidentja Jotova u betuan për mandatin e dytë në një ceremoni solemne në Parlament.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mekanizmi i kontrollit do të garantojë një tranzicion të qetë në euro në Bullgari

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të krijuar një Mekanizëm për Koordinimin e Monitorimit dhe Kontrollit në lidhje me vënien e euros në Bullgari, si një garanci shtesë për kalimin e qetë në monedhën e vetme evropiane...

botuar më 25-06-04 4.18.MD

KE dhe BQE: Bullgaria është gati të pranojë euron nga 1 janari 2026

Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari 2026, pasi tashmë i plotëson të gjitha kriteret, përfshirë inflacionin, njoftoi korrespondentja e..

botuar më 25-06-04 3.17.MD
Tomas Vajc

Raporti për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së shtyhet

Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas Weitz) kërkoi dhe mori në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian shtyrjen e votimit..

botuar më 25-06-04 3.00.MD