Nuk ka plane për ndryshim të afateve të vlefshmërisë së certifikatave të Covid brenda vendit, tha kryeinspektori shtetëror shëndetësor, Doc. Angell Kunçev. Kushtet e certifikatës së gjelbër digjitale nuk vlejnë për Bullgarinë, theksoi Kunçev pasi Komisioni Evropian prezantoi rregulla të reja. Sipas tyre, nga 1 shkurti, të gjitha certifikatat e lëshuara digjitale të BE-së për Covid që vërtetojnë një kurs të përfunduar vaksinimi do të jenë të vlefshme për 270 ditë nga data e dozës së fundit. Certifikatat e dozës përforcuese janë pa afat.
Doc. Kunçev i cilësoi si çmenduri reportazhet e paraqitura në televizion për njerëzit që pinë preparate për dezinfektim sanitar, si ilaç kundër koronavirusit.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..