"Kurrë më!" - Kjo është shprehja që në dekadat e fundit politikanët, institucionet dhe qytetarët e lidhin me kujtesën, premtimin dhe shpresën se ngjarjet e historisë njerëzore të tetë dekadave më parë nuk do të përsëriten. Kurrë më!
Më 27 janar 1945, Ushtria e Kuqe Sovjetike hyri në kampin e përqendrimit të Auschwitz dhe liroi të burgosurit e fundit të mbijetuar. Gjatë regjimit nazist, më shumë se 1 milion njerëz u vranë atje, kryesisht hebrenj, dhe numri i të vdekurve në Evropë i kaloi 6 milion. Në vitin 1996, me iniciativën e presidentit gjerman Roman Herzog, kjo datë u shpall një ditë përkujtimi në kujtim të viktimave të nacionalsocializmit. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Historia duhet të mbahet mend në mënyrë që gabimet e bëra në të kaluarën të mos përsëriten. Instituti Shtetëror i Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë prej vitesh punon në këtë drejtim dhe feston datat e rëndësishme në kalendar me programe të ndryshme. E sotmja nuk bën përjashtim, tha për Radio Bullgarinë drejtoresha e institutit Snezhana Joveva-Dimitrova.
"Kemi siguruar akses nëpërmjet një platforme online, ku mund ta shihni dokumentarin bullgar “Çështje mbijetimi” ("A Question of Survival") nga regjisorja dhe producentja Ellka Nikollova, e cila jeton dhe punon prej vitesh në Nju Jork. Ajo përgatiti një histori mjaft interesante për fatet e tre hebrenjve bullgarë, fëmijëria e të cilëve kaloi në Bullgari në vitet e trazuara të propagandës antisemite dhe të përgatitjeve për dëbim. Është një film shumë i pastër dhe i sinqertë për kujtesën që jeton edhe sot e kësaj dite.”
Filmi 40-minutësh është me titra anglisht dhe mund ta shikoni falas nga kudo në botë deri më 30 janar në këtë link.
Nisma është pjesë e aktiviteteve të Institutit Shtetëror të Kulturës në kuadër të projektit bullgaro-norvegjez për të luftuar antisemitizmin dhe ruajtjen e trashëgimisë hebraike.
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit do të festohet sot në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit“ së bashku me Ambasadën e Izraelit, Asamblenë Kombëtare, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Organizatën e Hebrenjve në Bullgari“ Shalom”. Do të mbajnë fjalime rektori prof. Anastas Gerxhikov, ambasadori i Izraelit Joram Elron, ambasadori i Gjermanisë Christoph Eichhorn, përfaqësues të institucioneve bullgare.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendi ynë arriti të shpëtojë rreth 50 000 hebrenj bullgarë
Pas pranimit të Bullgarisë në Paktin Trepalësh në vitin 1941, qeveria u detyrua të ndiqte një politikë anti-hebraike, por një reagim i mprehtë i shoqërisë, kishës, politikanëve dhe intelektualëve ndërpreu planet dy vjet më vonë për të dëbuar hebrenjtë bullgarë në kampet naziste të përqendrimit. Protesta u drejtua nga nënkryetari i Kuvendit Popullor Dimitër Peshev, vepra e të cilit u përjetësua në vitin 1997 me një pemë në emrin e tij në Pyllin e të Ndershmëve në Izrael.
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..
Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik..
Në Muzeun Historik Rajonal të Gabrovos është ekspozuar një “copë letër” modeste drejtkëndëshe me përmasa 10 me 15 cm. Kjo është kartëmonedha e parë bullgare – një njësi prej njëzet levash me numër serial 000001. Është shtypur më 1 gusht 1885 në Shën..