Në rast të një konflikti midis NATO-s dhe Rusisë dhe sanksioneve të mëvonshme, rreziqet kryesore për Bullgarinë janë në sektorin e energjetikës. Këtë e komentoi Kryeministri Kirill Petkov gjatë seancës së jashtëzakonshme në parlament të thirrur në lidhje me krizën në Ukrainë.
Sipas kryeministrit Kirill Petkov, vendi ynë ka plane të qarta për mbrojtjen e popullsisë në rast të sanksioneve të mundshme lidhur me furnizimin me gaz. Petkov theksoi se së bashku me Ministrin e Energjetikës Aleksandër Nikollov janë duke punuar mbi këto strategji dhe siguroi se ekziston një plan i qartë në rastet kur mund të ketë probleme me furnizimet. Sipas Kryeministrit, është me rëndësi strategjike që Bullgaria, familjet dhe bizneset bullgare të kenë një alternativë.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..