Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Burgas po aplikon për Kryeqytet Evropian të Rinisë në vitin 2025

Foto: burgas.bg

Në një konkurrim për Kryeqytet Evropian të Rinisë në vitin 2025, qyteti bregdetar bullgar Burgas ka ndërmend të prezantohet si një vendbanim evropian, në të cilin të rinjtë realizojnë idetë e tyre biznes dhe krijojnë familje. Iniciativa i përket Forumit Rinor Evropian dhe daton nga viti 2009. I  vetmi qytet bullgar që deri tani ishte mbajtës i titullit është Varna.

Ideja që Burgas të aplikojë për Kryeqytet Evropian të Rinisë i përket Gabriella Sllavovës, e cila para dy vitesh u kthye në atdhe dhe sot është pjesë e ekipit të Bashkisë së qytetit Burgas. Para kësaj me Korin e Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare ajo udhëtonte në mbarë botën. Më vonë studionte në Japoni, Tajlandë, Holandë dhe Gjermani.

Pritet që në nëntor të vitit të ardhshëm të shpallet cili qytet është i zgjedhur Kryeqytet Evropian i Rinisë, njofton BNR – Burgas.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U hap shkolla e parë bullgare e së dielës në Trebisht

Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare - “24 Maj” - dita në të cilën nderojmë veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, shkrimin dhe..

botuar më 24-10-07 8.00.MD
Motra Meri Grejs

BNR Shumen tregoi për ditën e punës së motrës Meri Grejs, e cila erdhi nga Tanzania në Bullgari

Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...

botuar më 24-10-06 9.50.PD

Pensionistët britanikë mburren për jetën e tyre në Bullgari

Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill, një ish-mësues, tani pensionist, i cili me gruan e tij ka dy prona në Bullgari, merr kujdes më të..

botuar më 24-10-06 7.30.PD