2602 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 78% e të sapo infektuarve nuk janë vaksinuar. Më shumë se 17% e 15 061 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 365 në 239 320 veta. Në spitale u shtruan 210 pacientë të infektuar. 86 për qind e tyre nuk janë të imunizuar. Aktualisht ndodhen gjithsej 5730 pacientë me koronavirus në spital. 506 persona të infektuar janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit, 39 persona kanë vdekur me Covid të konfirmuar. 36 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Të kuruarit janë 2198.
Të dielën janë dhënë 1900 vaksina. 1 993 529 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit. Janë 606 917 persona me një dozë përforcuese.Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..
Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..
Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në..
Kreu i shtetit bullgar Rumen Radev uroi presidentin e ardhshëm të Rumanisë, Nikusor Dan, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me mbi..