Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

17.2% e testeve rezultuan pozitive për Covid, krahasuar me 25 për qind një ditë më parë

Foto: EPA/BGNES

2602 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 78% e të sapo infektuarve nuk janë vaksinuar. Më shumë se 17% e 15 061 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 365 në 239 320 veta. Në spitale u shtruan 210 pacientë të infektuar. 86 për qind e tyre nuk janë të imunizuar. Aktualisht ndodhen gjithsej 5730 pacientë me koronavirus në spital. 506 persona të infektuar janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit, 39 persona kanë vdekur me Covid të konfirmuar. 36 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Të kuruarit janë 2198.

Të dielën janë dhënë 1900 vaksina. 1 993 529 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit. Janë 606 917 persona me një dozë përforcuese.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën "Java e Gjelbër" në Berlin

Bullgaria prezantohet në ekspozitën ndërkombëtare për industrinë ushqimore, bujqësi dhe hortikulturë “Java e Gjelbër 2025” në Berlin, e cila fillon sot, 17 janar. Eventi, i cili do të zgjasë deri më 26 janar, është ekspozita më e madhe ndërkombëtare në..

botuar më 25-01-17 7.55.PD

Parashikimi i motit për 17 janarin 2025

Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...

botuar më 25-01-16 7.35.MD

Presidenti Radev u takua me ambasadorin e Palestinës në Bullgari

Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..

botuar më 25-01-16 6.24.MD