Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria do të mbyllë gjykatën dhe prokurorinë e specializuar

Ministrja Jordanova
Foto: BGNES

Vullneti politik për mbylljen e gjykatave dhe prokurorisë së specializuar nuk do të ndryshojë, tha për BNR Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova.

Projekt-amendamentet në Ligjin për pushtetin gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë janë publikuar për diskutim publik dhe do të votohen në Parlament në muajin mars. Çdo çështje që është në fazën gjyqësore do të shqyrtohet dhe do të përfundojë pa asnjë problem, siguroi Jordanova. Sipas Ministres, po zbardhen detajet se si do të funksionojë Komisioni Kundër Korrupsionit në të ardhmen, veçanërisht për funksionet hetimore. Ajo komentoi se BE-ja është e shqetësuar se hetimet në Bullgari, veçanërisht në disa raste, kanë vazhduar për një kohë të gjatë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Miqtë e Detit - Burgas (Tatjana Bajkusheva)

Palombarë shënuan objektet më interesante nënujore përgjatë bregut jugor të Detit të Zi në një hartë

Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara nënujore të vendosura në shtratin e detit përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Zona ujore e mbuluar..

botuar më 25-04-13 5.55.PD

Parashikimi i motit për 12 prillin

Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...

botuar më 25-04-11 7.40.MD
Rosen Zheljazkov

Rosen Zhelyazkov: Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në iniciativat për forcimin e aftësive mbrojtëse të BE-së dhe NATO-së

Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..

botuar më 25-04-11 3.21.MD