Vullneti politik për mbylljen e gjykatave dhe prokurorisë së specializuar nuk do të ndryshojë, tha për BNR Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova.
Projekt-amendamentet në Ligjin për pushtetin gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë janë publikuar për diskutim publik dhe do të votohen në Parlament në muajin mars. Çdo çështje që është në fazën gjyqësore do të shqyrtohet dhe do të përfundojë pa asnjë problem, siguroi Jordanova. Sipas Ministres, po zbardhen detajet se si do të funksionojë Komisioni Kundër Korrupsionit në të ardhmen, veçanërisht për funksionet hetimore. Ajo komentoi se BE-ja është e shqetësuar se hetimet në Bullgari, veçanërisht në disa raste, kanë vazhduar për një kohë të gjatë.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..