Një projekt i përbashkët i BNT dhe UNESKO-s do të promovojë trashëgiminë kulturore bullgare në 5 gjuhë. Qyteti Nesebër do të promovohet fillimisht përmes një filmi nga fushata globale "50 të tjerat: Trashëgimia botërore si një burim qëndrueshmërie, humaniteti dhe inovacionesh". Filmi i televizionit publik do të bëhet me skenar dhe regji të udhëtarit Kitin Munoz. Do të ketë përkthim në spanjisht, frëngjisht, anglisht dhe arabisht dhe do të shpërndahet përmes kanaleve të komunikimit të UNESKO-s.Qyteti i vjetër i Nesebërit është trashëgimtar i qytetërimeve të lashta, ndërsa që prej 39 vitesh monumentet kulturore të qytetit u përfshinë në listën e UNESKO-s për trashëgimi kulturore botërore.
Seria e filmave do të prezantojë 17 objekte të trashëgimisë materiale dhe jomateriale bullgare, të përfshira në listën e UNESKO-s.Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..