Zëvendës Sekretarja e Shtetit Uendi Sherman foli me Kryeministrin bullgar Kirill Petkov. Të dy riafirmuan partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Bullgarisë. Sherman e përgëzoi Petkovin për vendimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për të filluar bisedimet e pranimit me Bullgarinë dhe ripohoi angazhimin e ShBA-së për të punuar në mbështetje të këtij procesi.
Zëvendës Sekretari i Shtetit falënderoi kryeministrin për rolin e Bullgarisë si një aleat i besueshëm në NATO në kontekstin e krizës Rusi-Ukrainë dhe diskutoi përkushtimin e përbashkët për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Të dy diskutuan gjithashtu reformat kundër korrupsionit të qeverisë së re bullgare.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..