Pas takimit të sotëm të grupit të punës për ekonomi, tregti dhe inovacion Ministri bullgar i Inovacionit dhe Zhvillimit Daniel Lorer dhe Fatmir Besimi - Ministër i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallën një Mekanizëm për transparencë të investimeve ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut
Mekanizmi do të synojë që çdo investitor nga Bullgaria apo Maqedonia e Veriut të jetë në gjendje, në rast se ka dyshimin më të vogël për diskriminim apo trajtim të pabarabartë nga autoritetet qendrore, të sinjalizojë për problemet, kështu qe ato të arrijnë nivelin më të lartë politik.
“Nuk e dimë nëse kjo po ndodh, por duam të kemi transparencë që të mos ketë spekulime”, tha Ministri Lorer. Ai premtoi se në kuadër të Mekanizmit do të sigurohet mbështetje për zonat rurale. Grupet e reja të punës muajin e ardhshëm do të punojnë për përmirësimin e mjedisit për investime, bujqësi, standarde ekonomike në të dyja anët e kufirit.Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..