Dita e Gjelit është një festë kombëtare kushtuar shëndetit dhe pjellorisë së fëmijëve mashkullorë. Ajo festohet në Bullgarinë Lindore - nga Dobruxha deri në rajonet më jugore të vendit tonë. Data përkon me festën e krishterë Paraqitja e Zotit tonë në tempull që gjithashtu bie më 2 shkurt - atëherë Virgjëresha, në përputhje me ligjin hebre, vizitoi tempullin në ditën e 40-të pas lindjes së Birit të Zotit, kaloi një pastrim ritual dhe sakrifikoi dy turtuj.
Sipas traditës popullore këtë ditë bëhet flijimi i një zogu - një gjel, në disa fshatra ai duhet të jetë detyrimisht me ngjyrë të zezë. Në çdo shtëpi ku ka djem, nëna ther një gjel në pragun e derës. Në disa fshatra këtë e bën një djalë që nuk e ka arritur pjekurinë seksuale. Me gjakun e gjelit nëna bën kryq në ballin e djemve, si dhe në dyert e shtëpisë. Më pas ajo zien zogun kurban dhe ua shpërndan fqinjëve, bashkë me ëmbëlsira ose copa byreku. Zakoni konsiderohet si një simbol i pjellorisë dhe i fertilitetit mashkullor. Kjo e shpjegon edhe flijimin e gjelit, i cili në folklorin bullgar ka një simbolikë të gjerë – nga njëra anë, ai lidhet me diellin, lindjen e diellit dhe ardhjen e ditës së re. Nga ana tjetër, ka të bëjë me personifikimin e parimit dhe pjellorisë mashkullore, si dhe të aftësisë së femrës për të dhënë një jetë të re.
Kjo festë pagane shënohet edhe sot, por më tepër si një kujtim i traditave të lashta bullgare. Më shumë momente interesante të zakonit do të lexoni në publikimin tonë “Paraqitja e Zotit tonë në tempull, Dita e dytë e Shën Trifonit dhe Dita e Gjelit (sipas traditës popullore bullgare)” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, arkiv
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..