Çdo veprim i nxituar i qeverisë bullgare dhe çdo sinjal paraprak pozitiv mund të keqinterpretohet si lëshime nga pala bullgare. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske me rastin e takimit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore me përfaqësuesit e organizatës separatiste OMO Ilinden, e cila proklamuan ekzistencën e të ashtuquajturit “minoritet maqedonas” në Bullgari. Radev tha se një sjellje e tillë e largon Republikën e Maqedonisë së Veriut nga rruga për në BE. Ai theksoi se bullgarët në Maqedoninë e Veriut po luftojnë për barazi, e cila do të garantohet në kushtetutën e vendit, duke i regjistruar bashkë me kombësitë e tjera, si dhe për integrimin e tyre të plotë në jetën publike të vendit.
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..