Kryeministri Kirill Petkov e përshkroi vizitën e tij të fundit në Shkup si “tmerrësisht të vonuar”. Kështu ai iu përgjigj kritikave të Presidentit Rumen Radev se vizita ishte e nxituar. “Nuk duroja dot të vonoj këtë vizitë. Nëse nuk duam që Ballkani të mbetet vendi më i varfër, më i korruptuar, më i pakoordinuar në Bashkimin Evropian, duhet ndryshuar qëndrimi”, tha kryeministri.
Përsa i përket ndërrimit të udhëheqjes së “Bulgargaz” dhe fjalëve të presidentit se kur kryhen ndërrime të tilla duhet të garantohet se nuk do të ketë ndërmjetës privatë në furnizimin e gazit natyror, kryeministri siguroi se ky është vendimi i drejtë, dhe se nuk ka ndërmend të kthehet në praktikat e vjetra të menaxhimit.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..