Bashkëkryetari maqedonas i Komisionit Bullgaro-Maqedonas për Çështjet Historike, Prof. Dragi Georgiev, kërkoi që të ngrihet puna e tij. Ai nuk e pranon formulën për “histori të përbashkët” e cila është pjesë e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë nga viti 2017. Para televizionit “Telma” ai tha, se Shkupi është në konflikt historik me Bullgarinë për 70 vjet dhe “ngrirja e punës së komisionit mund të lejojë që gjërat e tjera të ecën përpara”. Georgiev saktësoi, se kremtimi i përbashkët i vojvodës Goce Dellçev është një vendim politik, jo i komisionit.
Në parlament Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska tha, se qeveria rifilloi marrëdhëniet me Shkupin dhe se më 10 shkurt pret diplomatë maqedonas për bisedime në Sofje.
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...