Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është dorëzuar në Komisionin Evropian dhe është duke u shqyrtuar. Ai ka pësuar ndryshime të mëdha në politikat sektoriale, i tha parlamentit kryeministri Kirill Petkov.
Si qeveri e re, ne nuk mund ta pranojmë varësinë e fortë nga gazi rus në sektorin energjetik dhe ne duhej ta ripunonim këtë pjesë të planit që të mund të kemi energji më të pavarur, energji më të gjelbër, shtoi Petkov.
Deputeti i GERB-it Tomisllav Donçev pyeti se pse plani i redaktuar nuk është i disponueshëm dhe nuk u paraqit për diskutim në Bullgari.
Kirill Petkov premtoi se do të ketë diskutime publike për planin, por është më mirë të pritet edhe 2-3 javë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..