Lisi veror 350-vjeçar pranë fshatit Svilengrad të Studenës është mbajtësi i titullit "Pema me rrënjë" për vitin 2021. Pema, e vjetër rreth tre shekuj e gjysmë, ngrihet tek hyrja e Studenës dhe shihet nga i gjithë fshati. Në kategorinë “Pemët shekullore po flasin” fituesi është Rrapi i Çuçurit - një pemë 350 vjeçare që rritet në zonën me të njëjtin emër në fshatin Godeshevo.
Çmimet “Adhuruesi i ri i natyrës” iu dhanë nxënësve nga Klubi “Udhëtarët nëpër Etnografinë e Graovos” në shkollën e mesme “Vasill Levski” në Sofje dhe nga Raise-Qendra Rajonale Rinore në qytetin Breznik. Kujdesi për mirëmbajtjen dhe fisnikërimin e zonës pranë fshatit Breznishki Izvor është misioni i tyre që prej 4 vitesh. Nxënësit nga Shkolla Teknologjike e Sistemeve Elektronike pranë Universitetit Teknik të Sofjes, Shkolla Profesionale e Transportit dhe Energjisë “Henry Ford” dhe Shkolla e 32 e Mesme “Shën Klementi i Ohrit” në Sofje morën një çmim special. Ata dërguan “historinë e bredhit të tyre”, i cili është pema e parë që mbollën si pjesë e fushatës së tyre për mbledhje dhe riciklim telefonash, e cila synon blerjen dhe mbjelljen e një peme me paratë e mbledhura.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një aparat unik për kontroll të syve me inteligjencë artificiale (IA) u përdor për herë të parë nga specialistë bullgarë gjatë ekzaminimeve mjekësore falas në fshatin Ostrenin e Madh, në rajonin e Gollobordës në Shqipëri. Kontrollimet u zhvilluan nga..
Projekti i raportit për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian u bë një temë e nxehtë ballkanike javët e fundit, pasi raportuesi Thomas Waitz përfshiu në dokument koncepte si "identitet maqedonas" dhe "gjuhë..
Shumëngjyrëshe, të lehta, pothuajse të padukshme, fluturat janë kudo rreth nesh – si ditën, ashtu edhe natën, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Vitët e fundit, megjithatë, fluturimi i tyre gjithnjë e më shumë fillon të mungojë në vendet e Evropës,..
"Ju jeni ambasadorët më të mirë të Bullgarisë, të gjuhës dhe kulturës bullgare në mbarë botën, përfaqësuesit më të suksesshëm të diplomacisë..
“Këto shkolla po shkruajnë ose po rikthejnë historinë e Bullgarisë. Produkte jashtëzakonisht të vlefshme u krijuan gjatë viteve të fundit. Kjo është një..
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, më 16 korrik, miratoi një program për mbështetjen e komuniteteve, organizatave dhe mediave bullgare jashtë..