Komisioni për Çështjet Ligjore të Parlamentit Evropian refuzoi të heqë imunitetin e eurodeputetes Elena Jonçeva nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve. Pritet që vendimi të votohet në sallën plenare midis datave 14 – 17 shkurt. Anëtarët e komisionit e arsyetuan vendimin me deklaratat e Jonçeva, se procedura gjyqësore kundër saj ka për qëllim t’i dëmtojë punës së saj politike. “Elena Jonçeva është anëtare e komisionit të lirive civile, drejtësisë dhe punëve të brendshme, ku rregullisht merr fjalën kundër politikanëve në pushtet në vendin e saj dhe kritikon mungesën e veprimeve kundër korrupsionit në shtresat e larta të pushtetit”, theksojnë eurodeputetët.
Prokuroria bullgare i dërgoi një kërkesë Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të Jonçevës në vitin 2019 me akuzën e pastrimit të parave nga Banka Tregtare e Korporatave e falimentuar.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..