Një ekip ekspertësh udhëhequr nga një kompani konsulente amerikane, hartoi një plan për modernizimin e Ngrohjes Qendrore të Sofjes. Ai analizon mundësitë për rindërtimin e plotë, rehabilitimin dhe rikapitalizimin e kompanisë, e cila kujdeset për ngrohjen e kryeqytetasve. Plani parashikon ndërtimin e objekteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes, tha zëvendës kryetari i Bashkisë së Sofjes Donço Barballov. Hartimi i planit u financua falas me afro 1 milion dollarë amerikanë nga Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..