Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e cilësoi si akt i vullnetit të mirë kremtimin e përbashkët të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçev.
Sipas Pendarovski deklaratat e Kryeministrit bullgar Kirill Petkov mund të krahasohen me retorikën e Nelson Mandelës në krahasim me deklaratat e “dëmshme”, sipas tij, të ministrave të kabinetit të ish kryeministrit Bojko Borisov, transmetoi “Horizont” i BNR-së.
Më herët në profilin e qeverisë në Facebook, Kryeministri Kirill Petkov shkroi: “Revolucionari bullgar Goce Dellçev është pjesë përbërëse e historisë sonë të përbashkët me popullin e Maqedonisë së Veriut. Ai është një nga personalitetet që i bën krenarë të dy kombet.”
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse bullgarët do të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë, Pendarovski tha: “Bullgarët në Maqedoninë e Veriut janë gjithashtu qytetarë tanë. Nëse vendosim se është mirë që t’i përfshijmë në Kushtetutë, do t’i përfshijmë, por ky do të jetë vendimi ynë i institucioneve maqedonase”, njoftoi BTA.
Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe..
Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore,..