Gazi natyror do të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e dekarbonizimit në Evropën Juglindore dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në tranzicionin e shpejtë të energjisë. Këtë e deklaroi Ministri i Energjisë Aleksandër Nikollov para pjesëmarrësve në takimin e 8-të ministror të Këshillit Konsultativ për Korridorin Jugor të Gazit në Baku. Nikollov theksoi rolin e Korridorit Jugor të Gazit për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit me gaz natyror në vendet evropiane. Furnizimet e qëndrueshme nga partneri ynë strategjik Azerbajxhan janë faktor kyç në zbutjen e efekteve negative në ekonomi të shkaktuara nga çmimet e larta të energjisë, tha ministri Nikollov. Sipas tij, në këtë kontekst Bullgaria është e interesuar të marrë sasi shtesë nga Azerbajxhani.
Mosregjistrimi i deputetëve nga disa grupe parlamentare çoi në pamundësinë e fillimit të punimeve të parlamentit për ditën e dytë radhazi. Në përpjekjen e parë, “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), "Vëzrazhdane", Aleanca për të..
Diskutimi i pagës minimale për vitin 2026 në Komisionin për të Ardhurat dhe Standardet e Jetesës të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh përfundoi pa marrëveshje midis biznesit dhe sindikatave. Për shkak të mungesës së konsensusit,..
Një nga detyrat e para të kësaj qeverie, para 8 muajsh, ishte shpëtimi i Planit bullgar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, deklaroi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas tij, u bënë..
Bullgaria do t'i bashkohet murit të dronëve që Bashkimi Evropian planifikon të krijojë së shpejti përgjatë kufijve të saj lindorë. Ministri i Mbrojtjes,..
Në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, mori pjesë në një takim në..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, °përgjatë bregdetit të Detit të Zi - midis 16 dhe 18°, në Sofje - 12°. Gjatë ditës,..