Shoferi i autobusit maqedonas, në të cilin vdiqën 46 shtetas maqedonas (shumica prej të cilëve shqiptarë etnikë), pasi u përplas në autostradën “Struma” në nëntor 2021 dhe mori flakë, ka bërë të paktën dy gabime. I pari është shpejtësia e lartë, kurse ai i dyti është kontrolli i pamjaftueshëm mbi automjetin, tregon hetimi i zhvilluar.
"Ne dëshmuam se autobusi ka udhëtuar me shpejtësi rreth 108 km në orë, me 90 të lejuar. Sipërfaqja e rrugës ka qenë e lagësht. Kemi vërejtje për infrastrukturën rrugore, por ajo nuk ka qenë vendimtare për aksidentin", tha prof. Stanimir Karapetkov.
Sipas hetuesve, pasagjerët në ndenjëset e para kanë vdekur menjëherë. Autobusi është më i vjetër se sa ishte shpallur fillimisht dhe nuk i ka plotësuar kërkesat bashkëkohore për rezistencën ndaj zjarrit.
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut vajtojnë së bashku
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..