Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Rusia prish ekuilibrin e fuqive në Detin e Zi

| rinovuar më 22-02-08 12.31.MD
Ministri Stefan Janev
Foto: BGNES

Të gjitha vendimet për sigurinë bullgare merren nga qeveria dhe nuk imponohen nga NATO-ja, tha Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev në hapjen e konferencës vjetore të shefit të mbrojtjes Admirali Emill Eftimov “Tensionet përgjatë kufijve me Ukrainën kanë pasoja negative për sigurinë kombëtare të Bullgarisë. " Tendenca e ndryshimit të qëndrueshëm në balancën strategjike ushtarake të forcave në rajonin e Detit të Zi po vazhdon," tha Janev. Ministri shtoi se me Departamentin e Shtetit të SHBA-së do të diskutohet mundësia e pjesëmarrjes ushtarake amerikane në formimin e grupit bullgar luftarak të batalionit për NATO-n.

Që këtë vit do të zhvillohen konkurse për të gjitha pozitat e lira ushtarake, premtoi Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev Kuadrot do të tërhiqen me paga më të larta dhe përfitime më të mira sociale, shpjegoi Janev. Ka nevojë për rreth 5000 ushtarë, sipas statistikave. Konkursi për blerjen e automjeteve të reja të blinduara për këmbësorinë do të rinovohet, tha Janev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD

Bullgaria mbështetet te konsujt e nderit në vendin tonë për të krijuar partneritete të reja

Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..

botuar më 25-11-03 6.24.MD

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për mospërfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..

botuar më 25-11-03 5.24.MD