Presidenti Rumen Radev e cilësoi si shantazh institucional marrjen në pyetje të Kryeministrit Kirill Petkov në Prokurori. Kreu i shtetit tha se pret që liderët e partive në koalicion të qëndrojnë fort pas Kryeministrit në situatën aktuale. Sipas Radevit, është iluzion të mendosh se demokracia dhe shteti i së drejtës do të rikthehen papritur, sepse procesi është i vështirë dhe gabimet dhe zhgënjimet janë të pashmangshme, për këtë ka nevojë për më shumë kohë. Sipas tij, ka bashkëpunim konstruktiv mes Presidencës dhe pushtetit ekzekutiv, por institucioni presidencial pret që kabineti të jetë shumë më i hapur, transparent dhe më parimor në punën e tij për të larguar çdo dyshim për vendimet dhe veprimet në prapaskenë.
Kryeministri Kirill Petkov ishte thirrur në pyetje në Prokurorinë e Lartë të Kasacionit. Ai u thirr në lidhje me deklaratat e tij se në Bullgari ka rreth 20 persona, të cilët sipas tij janë në themel të krimit ekonomik dhe kriminal, por Prokuroria nuk ka marrë asnjë masë.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..