Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një qendër moderne informacioni do të shërbejë vizitorët në Sinagogën e Vidinit

Foto: vidin.bg

Është gati godina e qendrës së informacionit turistik pranë sinagogës së qytetit Vidin, e cila në këtë moment po restaurohet me mjete në bazë të projektit evropian. Pritet që deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, tempulli 125 vjeçar të restaurohet plotësisht dhe të hapet për turistët që do të shërbehen  nga qendra e informacionit turistik në fjalë. Në godinën ndihmëse pranë sinagogës do të ketë po kështu dhe kafe dhe zonë për pushim. “Ideja është që të krijojmë një mjedis më interesant dhe atraktiv në kuadrin e vet sinagogës” - thotë  për BNR-Vidin drejtuesi i projektit arkitekti Angjell Nedjallkov dhe shtoi:

“Në katin e parë - kjo do të jetë një sallë shumë funksionale, e cila do të ketë qëllime të ndryshme, në varësi se çfarë ngjarje do të ketë, duke përfshirë këtu dhe zhvillimin e koncerteve. Në po këtë godinë do të ketë dhe një sipërfaqe të përhershme - ekspozitë të Zhul Paskin, si dhe një ekspozitë të përhershme me pankarta, ku do të paraqiten momente individuale nga historia e vet ndërtesës. Do të ketë dhe një  dhomë për donatorët, për komunitetin hebre, si dhe një bibliotekë të vogël ku do të mbahen takime të ndryshme...Qëllimi është që të ketë një komoditet më të madh për vizitorët....”


Ndërkohë, tanimë për muaj të gjashtë të radhës, po vazhdon restaurimi i Sinagogës dhe kthimi i saj në një qendër kulturore, e cila do të mbajë emrin e piktorit kozmopolit me një origjinë hebreje, i cili ka lindur në qytetin Vidin Zhul Paskin /1885-1930/. Restauruesit e sinagogës ndeshen dhe me disa sfida: 

“Deri tani punohej kryesisht në derdhjen e themeleve shtesë, të cilat të forcojnë fondamentin e godinës - tha arkitekti Angjell Nedjallkov. Pasi të bëhen të gjitha veprimet përforcuese, do të fillohet të punohet në lartësi. Kjo punë është shumë delikate. Nuk është si të ndërtosh një ndërtesë të re, sepse puna është shumë e veçantë.”

Sinagoga e qytetit Vidin është e ndërtuar në fund të shekullit të 19 dhe është e dyta për nga madhësia në Bullgari. E quajnë akoma “Mjellma e Bardhë” për shkak të fasadës së saj shumë të bukur, e cila në të kaluarën është parë akoma që nga lumi Danub. Pas vitit 1949, sinagoga e ndërpret veprimtarinë e vet si një kishë për lutje dhe deri në vitet 60 të shekullit të kaluar është përdorur nga pushteti ateistik për nevoja të ndryshme jofetare, pas së cilës godina është braktisur në mëshirën e fatit. Restaurimi i monumentit unikal të kulturës u bë i mundshëm në sajë të përpjekjeve të përbashkëta të organizatës së hebrenjve në Bullgari “Shalom” dhe të bashkisë së qytetit Vidin, e cila fitoi një projekt në kuadrin e programit operativ “Regjione në rritje”, me vlerë 10 milionë leva /5 milionë euro/.

Përpiloi: Veneta Nikollova/ në bazë të materialeve të Stefka Pavllovës dhe të Nedka Lillkovës, BNR-Vidin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: vidin.bg, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdiv me një atraksion të ri – një orë antike uji mat kohën në Sahat Tepe

Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..

botuar më 25-10-05 7.10.PD

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..

botuar më 25-09-30 7.15.PD

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD