Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiudhe deri më tani ajo është e njohur nga 117 vende në mbarë botën. Vendimi për njohjen e shtetit të ri ballkanik nga Bullgaria u deklarua që ditën pasi Kosova e shpalli pavarësinë e vet, por kjo ndodhi zyrtarisht rreth një muaj më vonë, më 20 mars të vitit 2008, me një deklaratë të përbashkët të tre prej vendeve fqinje të Serbisë – Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria.
Argumenti kryesor i qeverisë për vendimin ishte se kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë kombëtare dhe se në këtë mënyrë vendi ynë angazhohet me stabilitetin në rajon dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i atëhershëm Sergej Stanishev deklaroi se për shpalljen e një vendimi të tillë kurrë nuk ka një moment të përshtatshëm, sepse opozita gjithmonë do t’i kritikojë, se janë nxituar, ose janë vonuar, ndërsa Ministri i Jashtëm Ivajllo Kallfin vuri në dukje:
“Kur flasim për interesin tonë kombëtar ne nuk zgjedhim mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është një zgjedhje absurde. Ne zgjedhim mundësinë e vetme për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar me krijimin e një procesi pozitiv politik në Ballkanin Perëndimor dhe për ecje drejt vlerave evropiane”.
Edhe sot e kësaj dite shteti bullgar po vazhdon të jetë një mik besnik i popullit të Kosovës dhe vërtetim i kësaj janë marrëdhëniet tona të shkëlqyera në fusha të ndryshme të jetës sonë.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, ju ftojmë të lexoni artikullin tonë “Ndëshkimi i Kujtimeve” i Rexhep Hotit u promovua në gjuhën bullgare” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Ndjekësit e mësuesit shpirtëror Beinsa Duno (Petër Dënov), të njohur si Vëllazëria e Bardhë, e presin Vitin e Ri Hyjnor më 19 gusht tek Shtatë Liqenet e Rilës – në ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit sipas kalendarit të vjetër. “Kjo ngjarje qendrore..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të..
Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e..