Filloi vizita e Kryeministrit Kirill Petkov në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe në Samitin midis BE-së dhe Bashkimit Afrikan. Në kuadrin e vizitës Kryeministri Petkov bisedoi me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhei. Petkov e informoi komisionerin e BE-së për rezultatet konkrete të arritura në vetëm pak ditë falë dialogut të ri ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministri theksoi se rezultatet dhe jo afatet janë kyçe në dialogun dypalësh dhe shprehu shpresën se përmirësimi i bashkëpunimit sektorial do të kontribuojë në zgjidhje të pranueshme reciprokisht të çështjeve politike, si dhe me ndihmën e KE-së për të arritur progres në reformat në fushën e të drejtave të njeriut.
Mbi temën e Ukrainës, Petkov u tha gazetarëve se përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet do të vazhdojnë. Kryeministri u takua gjithashtu me presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, theksi i bisedimeve me të cilët ishte energjetika.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..