Sipas agjencisë sociologjike Alpha Research, vlerësimet pozitive për parlamentin e ri janë më shumë se ato negative – diçka që nuk është raportuar që nga viti 2009. Para Televizionit Kombëtar Bullgar, sociologu i agjencisë Pavell Vallçev komentoi se niveli i besimit në Legjislaturën e 47-të Kuvendit Popullor është i ngjashëm me qëndrimin ndaj parlamenteve pas vitit 2009. Sipas tij, në mbështetjen elektorale për partitë ka lëvizje të lehta që mund të konsiderohen si një tendencë. Sipas sondazheve, mbështetja për presidentin është më e lartë se nga ajo ndaj partive të përfshira në qeveri – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN). Sa u përket mbështetësve të “Bullgarisë Demokratike”, ata shprehin më pak mbështetje si për presidentin ashtu edhe për qeverinë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..