Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Homazhe para Monumentit të Levskit në Bosilegrad

Monumeni i Vasill Levski në Bosilegrad
Foto: BGNES

Para monumentit të Apostullit të Lirisë – Vasill Levski Bosilegrad më 19 shkurt do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora në lidhje me 149 vjetorin e vdekjes së tij dhe përvjetorin e 17-të të inaugurimit të monumentit, njofton portali “Glas press”. Veprimtaria u organizua nga Qendra Kulturor Informative “Bosilegrad”, Bashkia e Kryeqytetit dhe Komiteti Mbarëbullgar “Vasill Levski”.

Pas pjesës zyrtare e cila përfshin përshëndetje drejt të pranishmëve dhe mesazhe ndaj komunitetit bullgar, do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora. Me një minutë heshtje në kujtim të Apostullit të pranishmit do të përulen para veprës së tij. Do të ketë edhe një program kulturor. Në të do të marrë pjesë Kuarteti “Svetogllas” – një nga formacionet folklorike me popullaritet, i cili interpreton folklor tradicional bullgar dhe muzikë të lasht kishtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD