20 marsi është data e mundshme për përheqjen e të gjitha kufizimeve për Covid në Bullgari, duke përfshirë edhe revokimin e Certifikatës së Gjelbër. Këtë e tha Kryeministri Kirill Petkov në një brifing të jashtëzakonshëm. Certifikata e Gjelbër do të vazhdojë të jetë e vlefshme vetëm për udhëtimet jashtë shtetit.
Petkov tha se krahinat në vend kalojnë nga zona e kuqe në të të verdhë dhe pastaj edhe në zonën jeshile me sëmundshmëri të ulët. Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova paralajmëroi se vaksinimi duhet të vazhdojë.
Nga data 24 shkurt çdo pronar i një objekti publik, me gjykim të tij, mund të lejojë hyrjen e personave pa certifikatë të gjelbër.
Nga data 5 mars do të hiqet kërkesa për certifikatën e gjelbër për vizitorët e objekteve me rëndësi publike.
Kontrolli shëndetësor kufitar do të kryhet sipas zonave të ngjyrave duke hequr grupin e vendeve nga lista e kuqe e errët, domethënë të gjithë me certifikatë jeshile do të mund të hyjnë në vendin tonë, nga çdo vend i botës.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..