“Mini Me” është një këngë në stilin brit house, në të cilën do të dëgjoni formulën gazmore “Unë ngas, këndoj dhe qesh ...”. Autorë të muzikës janë Lili Yoncheva dhe Hamish Balfour, teksti është i Lili Yoncheva, aranzhimi i Hamish Balfour. Kujtojmë se Lili Yoncheva prej 13 vitesh jeton dhe punon si pedagoge e veglave me goditje në Londër. Atje ajo vazhdimisht luan me artistë të njohur të muzikës xhaz dhe pop, duke përfshirë Tara Minton, Ed Babar, Frank Macomb dhe të tjerë. Videoja e animuar ndjek historitë qesharake përgjatë rrugës së personazhit kryesor – “burrit të vogël”, markë të mbrojtur të Lili Yoncheva, i cili shëtit nëpër Londrën nën shiun e rrëmbyer dhe arrin në një bar plazhi. “Ia dedikova fëmijës sime Beata dhe të gjithë fëmijëve që mësoj”, rrëfen Lili.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...