“Në këtë situatë, sjellja e Bullgarisë është relativisht normale. Ajo e deklaron veten si aleate besnike në NATO. Detyrimet tona ndaj Aleancës dhe ndaj parimeve të demokracisë dhe të BE-së nuk duhet të kthehen në një qëndrim armiqësor ndaj Rusisë apo ndonjë vendi tjetër”, tha për Radion Kombëtare Bullgare ish Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Dimitër Luxhev. Sipas tij, për momentin nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për luftë.
Nuk pret luftë edhe gazetari Petër Karaboev, zëvendëskryeredaktor i gazetës “Dnevnik”. Karaboev theksoi para Radios Kombëtare Bullgare se Ukraina nuk kontrollon kufirin e saj ndërkombëtar në këtë zonë, ku ndodhen republikat e vetëshpallura dhe tashmë të njohura nga Rusia Donecka dhe Luganska. “Faktet janë të qarta - Marrëveshjet e Minskut janë të vdekur”, tha ai. Karaboev pret që sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë të jenë të kufizuara.
Anton Kisse, një politikan ukrainas me origjinë bullgare dhe deputet në Vërhovna Rada të Ukrainës, i tha BNR se një grup pune në parlament po harton apele për vendet e BE dhe Shtetet e Bashkuara. Ai shtoi se vendi i tij pret më shumë sanksione globale nga komuniteti ndërkombëtar.
“Fatkeqësisht, ne mësuam që ushtarë vdesin çdo ditë në Donbas. Deklarata e Presidentit rus Vlladimir Putin nuk ishte befasi për ne. Ishte fundi i Marrëveshjeve të Minskut dhe qeveria jonë do të ecë përpara më lehtë. Mendoj se Putini do të bëjë një tender me Perëndimin. Fatkeqësisht, këto territore të konflikteve do të jenë një pikë e rëndësishme në këtë ankand. Ky është një konflikt qytetërimesh dhe parash”, tha bullgari etnik Daniell Benatov për BNR në një transmetim të drejtpërdrejtë.
VMRO-ja bëri thirrje për miratimin e menjëhershëm të kartës “Bullgar” - dokument me të cilin bashkatdhetarët tanë dhe familjet e tyre do të mund të vijnë në Bullgari, edhe nëse nuk kanë nënshtetësi bullgare. “Shteti duhet të nisë menjëherë hapat për të lehtësuar marrjen e nënshtetësisë bullgare nga të gjithë bashkatdhetarët tanë dhe familjet e tyre në Ukrainë dhe Moldavi”, theksoi VMRO në një thirrje drejtuar Këshillit të Ministrave, njoftoi BTA.
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..