Inflacioni në vend nuk do të jetë dyshifror, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev duke iu përgjigjur kritikave gjatë shqyrtimit të buxhetit shtetëror. Çmimet nuk do të rriten deri në prill, pret Vasilev. Zëvendëskryeministri siguroi se inflacioni do të varet edhe nga zhvillimi i konfliktit në Ukrainë dhe veprimet e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se më shumë para për policinë, zjarrfikësit dhe punonjësit e kulturës do të jenë në dispozicion vetëm kundrejt reformave.
Buxhetet e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT)dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ndezën polemika në parlament. Pushtetarët propozojnë marrjen e 2 milion leva nga BNT, prej të cilëve 1 milion leva t’i jepen ansambleve muzikore të BNR-së. Sipas mazhorancës parlamentare, financimi i kërkuar nga BNT nuk është i arsyetuar.
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..