Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijë bullgarë do të marrin pjesë në një koncert në Paris kushtuar presidencës franceze të Bashkimit Evropian

Sasho Georgjiev, Conjo Çollakov, Veli Dormushev dhe Nikolina Nikollaeva
Foto: Institut Culturel Bulgare à Paris

“Fëmijët tanë tanimë ndodhen në Paris bashkë me vërsnikët e vet nga vendet e tjera evropiane. Po fillon përgatitja për ngjarjen e madhe”- thuhet në njoftimin e lëshuar nga ekipi i projektit “Muzika në vend të Rrugës”.

“Fëmijët tanë” janë Sasho Georgjiev dhe Conjo Çollakov nga lagja rome “Nadezhda” /Shpresa/ në qytetin Sliven. Ata janë pjesë e iniciativës “Muzika në vend të rrugës”, të drejtuar nga Georgi Kallajxhiev - një violinist i cili ka vizituar botën, ish koncert mjeshtër i Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”.

I nisur dikur nga po kjo lagje, zoti Kallajxhiev , bashkë me bashkëshorten e tij  krijon projektin, i cili fut fëmijë të talentuar nga familje të varfra rome në botën e muzikës klasike. Për koncertin në Paris kanë qenë të miratuar akoma dy instrumentistë të rinj - Nikolina Nikollaeva dhe Veli Dormushev, por udhëtimi i tyre dështon për shkak të kërkesës në Francë për vaksina të të rinjve në moshë mbi 16 vjeç. Nikolina është pianiste, ajo mëson në një gjimnaz elitar gjuhësor, tre të tjerët janë violinistë dhe janë në shkolla të ndryshme muzikore. Prej muajve të tërë ata zhvillojnë prova të programit me veprat e Mussorgsky, Beethoven etj., në të cilin do të marrin pjesë si pjesë e Orkestrës Evropiane të Fëmijëve, e përbërë prej 120 muzikantë të rinj nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Koncerti është një ngjarje nga projekti i madh DEMOS (abreviaturë nga Dispositif d’éducation musicale et orchestrale à vocationsociale) të Filarmonisë së Parisit. I krijuar gjatë vitit 2010, ky projekt social është i orientuar drejt fëmijëve prej grupeve etnike dhe sociale me një prani të kufizuar deri tek kultura dhe muzika.


Koncerti i ardhshëm i Orkestrës Evropiane të Fëmijëve është më 26 shkurt në sallën “Pier Bulez” të Filarmonisë së Parisit. Ai i kushtohet Presidencës Franceze të Bashkimit Evropian. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Presidenti Emmanuel Macron dhe përfaqësues të elitës politike franceze.

Përpiloi: Allbena Bazovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Institut Culturel Bulgare à Paris


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës në Sofje

Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Me një koncert solemn, orkestra do të festojë 25-vjetorin e themelimit të saj.  Dirigjenti do të..

botuar më 25-05-15 8.45.MD

Boris Iliev feston ditëlindjen e tij me një koncert-promovim të albumit të tij debutues "Për ty"

Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty". Shumica e tyre bazohen në një ide muzikore të Boris Iliev, të cilën ai e zhvilloi më tej me Ivan..

botuar më 25-05-15 6.10.PD

"Vetëm një kujtim"

Kënga e fundit e Vjara Pantaleevës, "Vetëm një kujtim", është një thirrje e guximshme dhe e sinqertë për ndryshim të gjërave që e rrethojnë. Përveçse si artiste, ajo është e shqetësuar edhe si prind i një fëmije 11-vjeçar për mjedisin në vendin tonë në..

botuar më 25-05-14 6.00.PD