Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty". Shumica e tyre bazohen në një ide muzikore të Boris Iliev, të cilën ai e zhvilloi më tej me Ivan Jordanov – Çeri - kitaristin me të cilin ata kanë punuar së bashku prej vitesh dhe i cili ka lënë nënshkrimin e tij karakteristik të muzikës së rokut në tingullin e të gjithë albumit. Midis dhjetë këngëve ka si tituj të rinj, ashtu edhe hite tashmë të njohura - por të gjitha janë riregjistruar posaçërisht për albumin. Muzikanti ka kërkuar një linjë tingulli dhe një stil tipik në të cilin i pëlqen të këndojë.
Për larminë stilistike në albumin "Për ty" Boris Iliev thotë:

"Më pëlqen muzika pop, muzika rok dhe, nëse dua të jem i sinqertë, kjo nuk është sekret për askënd, edhe muzika xhaz... Por sidomos në këtë album e kemi kombinuar muzikën pop me shumë elemente rok. Mendoj se është një kombinim vërtet i mirë. "
Pikërisht në ditëlindjen e tij, Boris Iliev ka përgatitur dhuratën më të veçantë - më 16 maj, të premten, në Swingin' Hall në Sofje, ai do të festojë me një koncert në të cilin do të prezantojë të gjitha këngët nga albumi, përfshirë edhe këngën pilot "Nuk e kuptoj". Muzika dhe aranzhimi janë nga Ivan Jordanov – Çeri, ndërsa teksti është shkruar nga vetë Boris Iliev.
Shihni më tepër në arkivin tonë:
Foto: YouTube /B71 Production Studio, Facebook /Boris Iliev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”