Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Darko Anaçkov: Midis 3 dhe 4 mijë është numri real i bullgarëve në qytetin serb Vranja

Foto: arkiv

“Bullgarët në Serbi ngadalë por me siguri çlirohen nga frika e së kaluarës” – thekson Darko Anaçkov, kryetar i Qendrës Bullgaro-Serbe në Vranja. Në një intervistë për gazetën vendore “Danas” ai kujton, se të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi janë të garantuara nga Kushtetuta dhe nga Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, por “si çdo ligj, Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, zbatohet në mënyrë selektive”.

Në kohën e Sllobodan Millosheviçit bullgarët nuk arritën të gjejnë punë. Disa ishin të detyruar të shtojnë mbaresën “-iç” ndaj familjeve me shpresën se do të gjejnë një punë, tregon Anaçkov. Ai thekson, se sipas regjistrimit të fundit bullgarët në qytet janë 700, por konsiderohet se numri i tyre real është midis 3 dhe 4 mijë.

Motivi kryesor, sipas tij, për hapjen e qendrës në Vranja është nevoja që “njerëzit të çlirohen nga stigma”. Dhe megjithëqë në rrjetet sociale mund të hasen komente për bullgarët të lidhura me gjuhën e urrejtjes, “njerëzit ngadalë, por me siguri po çlirohen nga frika e së kaluarës”, thekson Anaçkov. Ai nuk fsheh se shpesh ka telefonata thirrje nga Leskoci, Paraqin, Negotinë, Çuprija, Jagodina, Beogradi dhe nga pjesa të tjera të vendit me pyetje të lidhura me procedurën e marrjes së shtetësisë bullgare. “Ne nuk jemi agjenci, por shoqatë të qytetarëve e cila pa kusht ndihmon njerëzit. Prandaj na telefonojnë nga të gjitha anët, sepse nuk kemi listë çmimesh”, thekson ai.

Sipas fjalëve të tij, gjatë katër viteve që kur u krijua, Qendra Bllgaro-Serbe arrin të kryejë punën e vet pa presion nga jashtë, e pikërisht të përhapë miqësinë midis dy popujve.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë dhe miqtë tanë nga Konsullata në Nish dhe Ambasada në Beograd, janë jashtëzakonisht përgjegjës për mbijetesën tonë në territorin e Vranjas. Mbështetja e qytetit në momentin e tanishëm është një pikë në oqean. Megjithatë ne ende mbijetojmë”, thekson Anaçkov.

Qendra merret kryesisht me kulturë, arsim, art, turizëm ose ekonomi – “asgjë e cila në ndonjë mënyrë mund të provokojë urrejtje dhe ndarje ndër qytetarët e Vranjas”. Aktualisht janë duke e zbatuar projektin “Bullgaria t’i jep dorë – njihuni me të”. Nëpërmjet tij gjimnazistë nga Bujanovac, Vranja, Vlladiçin han, Surdullica, Leskovac dhe Nish kanë mundësinë të njihen me temën për luftën kundër diskriminimit dhe dhunës ndër moshatarët e tyre. Pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me popullarizimin e kulturës bullgare, mundësitë për turizëm dhe bashkëpunim transkufitar.

“Për here të pare në projektin tone përfshijnë edhe qytete dhe bashki të tjera. Secili nga projektet tona duhet të përmbajë elemente nga kultura, gjuha, turizmi, kuzhina bullgare, pra gjithçka që e prezanton më mirë Bullgarinë.  Nacionalizmi nuk i ka sjellë të mirë askujt. Patriotizmi është diçka tjetër. Sinqerisht, nuk më pëlqejnë nacionalistët në të dy anët e kufirit, respektoj dhe vlerësoj patriotizmin. Unë qëndroj pas faktit se popujt bullgar dhe serb janë dy popuj vëllazërorë ortodoksë”, tha Anaçkov për gazetën serbe “Danas”.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti zoologjik i kryeqytetit me një shtesë të re të kolobusit ekzotik

Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në ndërtesën e dytë të majmunëve dhe për ta janë përgatitur disa nga rrethimet më të bukura të mëdha..

botuar më 24-06-08 2.30.MD

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD