Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konflikti ushtarak në Ukrainë do të ketë një ndikim negativ në rimëkëmbjen e turizmit bullgar nga pandemia

Foto: arkiv

Situata në Ukrainë ngjall shqetësime të reja midis operatorëve turistikë, hotelierëve dhe shefave të restoranteve në Bullgari. Ukraina dhe Rusia janë tregje me prioritet për turizmin vendas. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, gjatë vitit të kaluar Bullgaria ka qenë e vizituar prej afro gjysmë milionë ukrainas dhe prej mbi 135 mijë rusë. Por tani, situata është e paparashikueshme, janë kategorik analistët.

Përpara disa ditëve Ilin Dimitrov, kryetar i Komisionit mbi turizmin në parlament, deklaroi përpara televizionit “Bulgaria On Air” se, një konflikt ushtarak do të shkatërrojë planet tona dhe do ta bëjë rajonin tonë jo tërheqës. Do të ndalojë turistët nga Rusia, Ukraina, Moldavia dhe Bjellorusia drejt nesh. Do të ngrihen çmimet e gazit dhe të korrentit. Pezullimi i personelit nga Ukraina sigurisht që do të reflektojë në industri."

Ilin Dimitrov

Martin Petkov, menaxher i një operatori turistik në Sofje, i cili përfaqëson një koncern ndërkombëtar, që i shërben turistët rusë dhe ukrainas, është i bindur se veprimet e mundshme ushtarake do të kenë një ndikim negativ në sezonin e ardhshëm veror. “Sa u përket turistëve rus ka një ulje serioze të rezervimeve akoma që nga fillimi i covid krizës përpara 2 vjetëve, kur u ndërprenë fluturimet e çartërit nga Rusia për në Bullgari” - pohon Martin Petkov dhe shton:

“Sa i përket Ukrainës, parimisht ato janë një treg i mëvonshëm. Kishte një farë rritjeje, ata filluan të bëjnë rezervime, por tani u pakësuan. Por, se çfarë do të rastis - asnjë nuk mund të thotë. Nëse qetësohen gjërat aty - mund të nisin nga e para. Nëse jo - këto dy destinacione me siguri do të fshihen në muajt e ardhshëm. Kurse Rusia mund të mos jetë fare këtë verë, duke pasur parasysh situatën”

Gjendja po ndërlikohet dhe nga fakti  se, prej viteve vendpushimet tona detare, importojnë staf nga Ukraina, që të kompensojnë mangësinë serioze të krahut të punës në sektor: “Personeli nga Ukraina është një sasi e madhe në të gjithë biznesin tonë hotelier buzë detit” - thotë Martin Petkov. Sipas tij rritja e menjëhershme e çmimeve të korrentit dhe të gazit, të cilët dhe tani janë ende të papërballueshme për shumë qytetarë bullgarë, sigurisht që do të ndikojnë në këtë sektor. Hotelierët nuk kanë zgjedhje, do të fillojnë të korrigjojnë çmimet tatëpjetë, për të mos punuar nën koston dhe në mënyrë të natyrshme, shërbimi do të bëhet më pak i arritshëm. Disa njerëz thjesht  do të privohen nga pushimi në detin tonë”- ve në dukje Martin Petkov dhe përfundon:

“Asgjë nuk mund të parashikohet me datë të sotme. Gjatë vitit 2014, kur ishte situata në Krime, sezoni nga Ukraina nuk ishte i keq. Menjëherë pasi u qetësuan gjërat, njerëzve mbase u kishte ardhur mjaft më shumë dhe erdhën për pushim tek ne, kështu që nuk ka pasur një ndikim të madh. Por, si do të zhvillohen gjërat tani - është e pamundur që të prognozohet”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD