NATO po rrit praninë e saj ushtarake në krahun lindor të Aleancës duke vendosur forca shtesë mbrojtëse tokësore, detare dhe ajrore, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai shprehu shpresën se Rusia nuk do të sulmojë një anëtar të Paktit. “Një sulm ndaj një anëtari të NATO-s do të nënkuptonte një sulm ndaj të gjithëve”, tha ai. Me kërkesë të Bullgarisë dhe vendeve të tjera anëtare nga Evropa Lindore, Këshilli i Atlantikut të Veriut ra dakord të fillojnë bisedime sipas nenit 4, që parashikon konsultime urgjente në rast një kërcënimi për integritetin territorial ose sigurinë e një vendi të Aleancës. Gjithashtu u bë e qartë se trupa të Paktit nuk do të dërgohen në Ukrainë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..