Në një deklaratë Kuvendi Popullor dënoi shkeljen e së drejtës ndërkombëtare nga ana e Federatës Ruse dhe cenimin e integritetit territorial të Ukrainës. Në dokument theksohet, se parlamenti përkrah aleatët nga BE dhe NATO në përpjekjet e tyre për të vendosur sanksione mbi Rusinë me qellim deshkallëzimin e konfliktit. Deputetët mbështesin gjithashtu qeverinë për të ofruar ndihmë për Ukrainën; për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të civilëve në vend; për të ndihmuar qytetarët bullgarë nëse dëshirojnë të evakuohen; për të propozuar një plan për t’u marrë me pasojat e veprimeve ushtarake.
Kundër dokumentit u shpall vetëm Grupi Parlamentar i partisë “Vëzrazhdane”, ndërsa një deputet i “Po e vazhdojmë ndryshimin” u abstenua.
“Dua të siguroj qytetarët bullgarë se nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë të konfliktit ushtarak në territorin e Bullgarisë”, tha kryeministri Kirill Petkov në parlament.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..