Një popull që vallëzon dhe hedh valle në një kohë pandemie nuk mund të mposhtet - me këtë qëndrim "Shoqata e Alfabetit" përgatit edicionin e shtatë të nismës "Zgjim me valle", me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë. Fillimi është në orën 12 të datës 3 mars, kur mijëra bashkatdhetarë tanë pritet që të kërcejnë në të njëjtën kohë në sheshe, qendra bashkiake, qendra kulturore, shkolla ose thjesht në rrugë ose në shtëpitë e tyre për të treguar se shpirti dhe fryma bullgare si dhe traditat janë të gjalla kudo në planet.

Për të dytin vit, për shkak të situatës epidemiologjike, eventi i kërcimit do të mbahet online në rrjetet sociale Facebook, Youtube.
“Zgjimi me valle” është fryma e gjallë e Bullgarisë!” janë më se kategorik nga “Shoqata e Alfabetit”.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..