Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më pak se 1000 infeksione të reja Covid gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Radio Shumen

724 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 73% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11% e 6559 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 1758 në 218 694 veta. Në spitale u shtruan 138 pacientë të infektuar. 86 për qind e tyre nuk janë vaksinuar. Të shtruarit në spital janë gjithsej 4268 veta. 503 janë në repartet e kujdesit intensiv.

24 persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor. 22 prej tyre nuk janë vaksinuar. Janë shëruar 2458 persona të infektuar. Të dielën janë dhënë 554 vaksina.

Nga data 28 shkurt, të gjithë nxënësit kthehen në shkolla dhe do të vazhdojnë të testohen për koronavirus një herë në javë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD