Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

OKB: Më shumë se 500 000 janë refugjatët nga Ukraina

| rinovuar më 22-02-28 7.37.MD
Foto: EPA/BGNES

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë përfunduar bisedimet në Bjellorusi dhe do të nisen për në kryeqytetet e tyre për konsultime. Parashikohet një rund i dytë bisedimesh. Delegacioni ukrainas deklaroi se janë përcaktuar disa vendime.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, më shumë se 500 000 refugjatë janë larguar tashmë nga Ukraina për shkak të sulmit ushtarak rus. Shumica e tyre shkuan në Poloni, e ndjekur nga Hungaria, Moldavia, Rumania dhe Sllovakia.

Në ditët e fundit që nga fillimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë, afro 1400 persona kanë kaluar pikën kufitare Silistra-Călărași në kufirin rumuno-bullgar. Shumica e tyre udhëtojnë drejt Turqisë dhe Greqisë, më pak janë ata që tregojnë në deklaratat e tyre vende të BE-së ose se do të qëndrojnë në Bullgari.

Në vendin tonë po organizohen një sërë fushatash për mbledhjen e fondeve për refugjatët ukrainas. Më shumë informacion mund të gjeni KËTU

Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 vende në përgjigje të mbylljes së hapësirës së tyre ajrore për avionët rusë, tha Rosaviatsia. Ndër vendet e përmendura janë ato ballkanike: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovenia, Kroacia.

Biznesmeni dhe miliarderi rus Roman Abramoviç ka pranuar ofertën e Ukrainës për të ndërmjetësuar bisedimet për t'i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, konfirmoi zëdhënësi i tij.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka nënshkruar një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Kërkesa është që t'i bashkohen menjëherë komunitetit sipas një procedure të veçantë për anëtarësim të menjëhershëm të vendit në komunitet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD