Historiku i kësaj kënge është pjesë e luftërave bullgare për pavarësinë kombëtare gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Ajo u krijua nga Dobri Çintullov – një mësues dhe iluminist bullgar, luftëtar për liri kombëtare dhe kishtare, diplomant i Seminarit Teologjik në Odesë. Pikërisht atje ai krijoi tekstin e këngës. Ka shumë të ngjarë që melodia të përshtatej me një këngë të njohur në atë kohë, titulli i së cilës tashmë është e harruar. Një fat i tillë nuk ndodh kurrë me “Ku je ti dashuria besnike popullore” – një këngë simbol i zgjimit të një kombi. Një zgjim, që filloi me një “shkëndijë atdhedashëse” dhe u kthye në një “flakë të stuhishme”.
“Ku je, ti dashuria besnike popullore”, “Ngrihu, ngrihu, o trimi i Ballkanit”, “Era buçet, Ballkani rënkon” dhe disa këngë të tjera revolucionare të krijuara nga Dobri Çintullov, ngritën shpirtin e patriotëve bullgarë gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 dhe Luftës Ruso-Turke, e cila e solli Çlirimin e Bullgarisë. Ato tingëllojnë edhe më sot me raste të ndryshme të lidhura me historinë bullgare duke përfshirë edhe me 3 marsin – Festën tonë Kombëtare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivMuzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..