Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universiteti i Bletarisë përgatit adhuruesit e natyrës që të merren me këtë zanat

Foto: @istinskimed.bg

Në Bullgari hapi dyert Universiteti i parë i Bletarisë. Qëllimi i tij kryesor është që të frymëzojë një brez të ri bletarësh të merren me këtë zanat të vjetër. Bletaria dhe prodhimi i mjaltit mbijetuan edhe sot e kësaj dite si një jetesë tradicionale nëpër trojet tona. Rrënjët e bletarisë çojnë deri në fiset trake.

Prapa idesë për Universitetin e Bletarisë qëndron platforma “Mjalti i vërtetë”, e cila përqafon kauzën e kujdesit për bletët dhe ndalimin e zhdukjes së tyre. Platforma ndihmon gjithashtu bletarët bullgarë të nxjerrin mjaltë të pastër me cilësi dhe origjinë të garantuar dhe të tregtojnë produktet e tyre me një çmim të drejtë.

Detyra kryesore e organizatorëve të universitetit është të ndihmojnë fillestarët të bëjnë hapat e tyre të parë, duke u siguruar atyre njohuri dhe udhëzime teorike dhe praktike nga njerëz me përvojë. Në varësi të shkallës së ambicieve studentët do të mund të përfitojnë njohuri si për alfabetin e zanatit, ashtu edhe për tendencat më të reja që përhapen deri teknologjitë dhe digjitalizimin në bletari.

Stefani Karaivanova

“Bletaria kërkon përkushtim dhe përgatitje serioze, ky zanat përcillet brez pas brezi ose mësohet pas shumë përpjekjesh të pasuksesshme – thotë Stefani Karaivanova, pjesë nga ekipi “Mjalti i vërtet”. – Dhe nëse një person vendos të fillojë, ai ka nevojë për një mentor, tokë të përshtatshme për t’u kthyer në një bletore, si dhe fonde për koshere, bletë dhe pajisje. Aktualisht ka kurse bletarie, por ndryshimi me tonin është se ne ofrojmë trajnime hibride.”

Kurikula mbahet nga data 7 mars  deri më 10 maj 2022, gjatë së cilës do të ketë leksione online me mësues dhe shkencëtarë nga Bullgaria dhe jashtë saj, si dhe ushtrime praktike të një bletarie pune me bletarët nga programi “Birëso një koshere”. Nga 30 pjesëmarrësit e përzgjedhur vetëm 10 marrin bursa duke përfshirë 5 gra me qellim stimulimin e hyrjes së seksit të bukur në këtë zanat.

Shumica e bletarëve mësojnë nga gjyshërit ose prindërit e tyre që u kanë lënë një bletore të trashëguar, por kjo është jashtëzakonisht e vështirë - tha Stefani Karaivanova për BNR-Bllagoevgrad. – Bletaria kërkon shumë lexim dhe të gjitha vështirësitë, duke përfshirë mungesën e mjeteve ose e një mentori, shpesh bëhet shkak që shumë njerëz të refuzohen. Dhe pasi kursi ynë është i përshtatshëm para se gjithash për njerëz të cilët bëjnë hapat e parë në këtë zanat, me siguri ndër tyre do të ketë edhe të tillë të cilët do ta shndërrojnë ëndrrën e tyre në një veprimtari të preferuar.” 

Pse është e rëndësishme të ruhen bletët?

Bletët janë pjalmuesi më i rëndësishëm për planetin tonë, ne u detyrohemi atyre shumë - thotë Stefani Karaivanovaл – Një e treta e ushqimit, që arrin në trapezën tonë pjalmohet nga bletët dhe nëse nuk i mbajmë, nuk e dimë se çfarë do të mund të hamë. Nuk është rastësi që Ajnshtajni thoshte se nëse bletët do të zhdukeshin, do të zhdukeshim edhe ne.”

Trajnimi tremujor në Universitetin e Bletarisë do të përfundojë me një test që do të përfshijë pyetje nga materiali i mësuar. Pjesëmarrësve do t’u jepen diploma më 20 maj – Ditën Botërore të Bletarëve. Pesë me rezultatin më të mirë nga provimi përfundimtar do të marrin një çmim - një zgjua të re me bletë të banuara, të cilën do ta vendosin në tokën e tyre ose te mentori i tyre bletar.

Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistës së eleonora tropankova, BNR-Bllagoevgrad)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: @istinskimed.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD