Të martën temperaturat minimale mbi vend do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°, ndërsa maksimalet nga 0 deri në 5°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë minus 4, kurse ditore rreth zero. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në shumë vende do të bjerë borë të dobët. Në rajonin maleve Rilla dhe Rodopet reshjet do të jenë të konsiderueshme dhe atje mbulesa e borës do të rritet edhe me 20 centimetra.
Edhe në zonat malore do të mbajë mot me vranësira. Do të fryjë erë mesatare veriore, ndërsa në kurriz do të fryjë erë veriperëndimore. Në vendkalimet malore do të ketë stuhi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë minus 4 °, në 2000 m rreth minus 9.
Të mërkurën temperaturat do të vazhdojnë të bien.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..